Rreth Nesh

NPT MUJA është themeluar në vitin 1996 dhe ka filluar punën si kompani e vogël (mikro-kompani).

Pas luftës në Kosovë, në vitin 2000 kompania NPT MUJA ka filluar punën me një kapacitet më të lartë, dhe atë duke zgjeruar biznesin në fusha të ndryshme, si:

  • Prodhimi dhe përpunimi i metaleve, kryesisht të llamarinës, ku kjo lëmi e punës ka prodhuar ormanë të metalit të të gjitha llojeve që ka kërkuar tregu i Kosoves, e siç janë:
    • Ormana për dosje,
    • Ormana për rroba pune,
    • Ormana për nxemje qendrore të kolektorëve të brendshëm dhë të jashtëm,
    • Ormana për rrymë,
    • Trafo blinde për tensione të larta,
    • Konstruksione metalike të ndryshme, etj.
  • Veprimtari tjetër është edhe furnizimi i të gjitha llojeve të eskavatorëve nga 1.5 ton - 50 ton për tregun e Kosovës, Maqedoni , Shqipëri, Mali të Zi, etj.

Më vonë NPT MUJA filloi të bëjë furnizimin me pjesë këmbimi për të gjitha llojet e eskavatorëve, duke u bërë si kompania më gjigante në Kosovë e këtij lloji.

Tani kompania NPT MUJA posedon 2 pika të shitjes:

  • Njëra në fshatin Duraj të Kaçanikut (përfshirë edhe selinë e kompanisë) dhe
  • Tjetra në magjistralen Ferizaj-Prishtinë afër Rrethit të QMI-së

Pasi që kompania për çdo vit bëri ngritje të qarkullimeve të produkteve, arriti që të bëjë marrëveshje me kompanitë gjigante, si: USCO SPA Itali, Gruppo Minitop Itali, ALFAGOMMA GROUP Itali, FilFilter Turqi, etj.

NPT MUJA në vitin 2015 bëri një investim tjetër serioz për të zgjeruar kështu kompaninë edhe në fusha të tjera, me ç’rast bleu aksionet e një kompanie Greke, e cila ushtronte veprimarinë e saj në Kosovë si “Dimax Kosova”, e që tash operon në kuadër të kompanisë NPT MUJA si kompani e veçantë “Dimax Kosova”, e cila ofron të gjitha llojet e tubave hidraulike dhe pneumatike me shumicë dhe pakicë dhe poashtu është distributore për Kosovë.

NPT MUJA poashtu eksporton produkte të ndryshme në vende të ndryshme jashtë Kosoves.

NPT MUJA posedon hapësirë të mjaftueshme për të zgjeruar biznesin edhe në lëmi të ndryshme të punës.

Kontakti

Email: info@muja-ks.com
Tel: +381 (0) 290 38 18 78
Mob: +377 (0) 44 130 299
  +377 (0) 44 225 410
  +377 (0) 44 608 701

Rrjetet Sociale

Back to Top